Sulmohet në Zveçan nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq
Lajme
Lexohet për: 1 min.
simiq-061122
10 orë më parë
Linku u kopjua

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq është sulmuar mbrëmë në Rudarë të Zveçanit, gjatë një eventi të organizuar nga reparti i Kardiologjisë dhe Internos i spitalit në veri të Mitrovicës.

Simiq ka marrë lëndime në kokë, bëjnë të ditur burime të KosovaPress nga ahengu që u mbajt mbrëmë.

Bëhet e ditur se në eventin ku pati një numër të madh pjesëmarrësish, Simiq i cili ishte i ftuar nga kryetari i Listës Serbe, Zllatan Elek, është sulmuar nga një i ftuar, për motive ende të pa qarta.

Pas incidentit, eventi i cili është mbajtur në një restorant në Rudarë të Zveçanit, është ndërprerë.

Ndërkohë nga Policia e Kosovës bëjnë të ditur se janë duke u marrë me rastin.

“Kemi informacione dhe jemi duke verifikuar”, ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës të veriut, Veton Elshani.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se ka dyshime që incidenti lidhet me akuzat e ndërsjella për keqpërdorim të fondeve për fushatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024