Fitorja e Marokut ndaj Argjentinës me rezultat 2-1 në Lojërat Olimpike bëri bujë të madhe, por jo për shkak të rezultatit, por për shkak të asaj që ndodhi në fushë në minutat shtesë të ndeshjes.
Në fakt, Argjentina barazoi rezultatin në 2-2 në minutën e 16’ shtesë me golin e Medinas, moment ky kur tifozët marokenë sulmuan lojtarët e Argjentinës dhe pushtuan fushën gjë e cila detyroi gjyqtarin ta ndërpres ndeshjen, derisa goli po shqyrtohej nga VAR-i për pozicion jashtë loje.
Kjo bëri që shumë njerëz të besonin se kishte marrë kaq shumë kohë për të marrë një vendim për golin.
Tani besohet se verifikimet nga gjyqtarët ishin bërë dhe do të kishin arritur në një përfundim menjëherë falë teknologjisë gjysmë të automatizuar offside dhe vendimi u vonua për shkak të frikës për probleme të mëtejshme të turmës.
Loja rifilloi përfundimisht rreth orës 19:00 me orën lokale, në mënyrë efektive pas dyerve të mbyllura pas dy orësh