Ardian Gjini nuk është më kryetar i AAK-së në Gjakovë, ja kush është pasardhësi i tij
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ardian Gjini nuk është më kryetar i AAK-së në Gjakovë, ja kush është pasardhësi i tij
Foto Ilustruese
19/04/2026 - 19:52
Linku u kopjua
Gjakova e dijes, kulturës dhe atdhedashurisë vazhdon t’i besojë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës udhëheqjen e komunës për shumë mandate me radhë. Kështu ka deklaruar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të X-të të Degës në Gjakovë.
Haradinaj vlerësoi lart qeverisjen lokale në këtë komunë nën drejtimin e kryetarit Ardian Gjini, duke e cilësuar atë si një ndër më të suksesshmit në nivel lokal. Sipas tij, Gjakova ka fituar dinjitetin e një qyteti që zhvillohet përmes punës, përkushtimit dhe rezultateve konkrete.
“Investimet e shumta, projektet transformuese dhe qasja e drejtë ndaj çdo qytetari e kanë kthyer Gjakovën në një model të mirëqeverisjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, theksoi Haradinaj.
Ai bëri të ditur se kjo mbështetje dhe vendosmëri për të vazhduar rrugën e zhvillimit u konfirmua edhe në Kuvendin Zgjedhor, ku u zgjodhën strukturat e reja drejtuese të Degës së AAK-së në Gjakovë.
Haradinaj përgëzoi Flamur Fetahajn për zgjedhjen si kryetar i Degës, duke e cilësuar atë si një kuadër të dëshmuar dhe të përkushtuar në shërbim të qytetarëve.
“Mirënjohje për kryetarin e deritanishëm të Degës, Ardian Gjini, dhe të gjitha strukturat që ndër vite kanë dhënë kontribut të çmuar që Aleanca të jetë forca e parë politike në Gjakovë”, citohet Haradinaj në komunikatë.
Në fund, Haradinaj uroi kryetarin e ri dhe strukturat e zgjedhura për suksese në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të reja.