Ardhja e mërgimtarëve, nisin pritjet në pikat kufitare
Lexohet për: 1 min.
merdare-050823
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Me ardhjen e mërgimtarëve kanë nisur edhe kolonat e automjeteve në pikat e kalimit kufitar të Kosovës.

Sipas të dhënave të Qendrës kombëtare për menaxhim kufitar të orës 19:06, pritjet më të mëdha janë në hyrje të Merdares – 20 deri 30 minuta, teksa kolona e automjeteve është 300 metra. Në dalje nuk ka kolonë dhe pritjet janë 3 deri 5 minuta.

Kolona 350 metra gjatësi janë krijuar edhe Te Dheu i Bardhë, ku në hyrje duhet pritur 45 minuta, ndërsa në dalje nuk ka kolona dhe pritjet janë nga 3 deri në 5 minuta.

Në pikën tjetër kufitare Muçibabë pritjet në hyrje janë 10 minuta, me kolonën e automjeteve prej 30 metrash, ndërsa në dalje nuk ka kolonë dhe pritjet janë nga 3-5 minuta.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025