Arben Limani zgjidhet drejtor menaxhues i AKP-së
Lexohet për: 1 min.
AKP Agjencia Kosovare e Privatizimit (1)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Bordi i AKP-së ka vendosur sot që kandidati Arben Limani të zgjidhet për pozitën vakante të drejtorit menaxhues.

Arben Limani ka një përvojë pune 20-vjeçare profesionale në sektorin privat dhe publik, me specializim në zhvillimin dhe zbatimin e politikave publike, të mbështetur me edukim të lartë në shkencat juridike brenda dhe jashtë vendit.

Në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP) është angazhuar që nga viti 2009 deri më tani ku ndër të tjera ka mbajtur edhe pozitën e drejtorit të Sekretarisë Ekzekutive të Bordit të Drejtorëve nga viti 2011 e tutje.

Studimet themelore i ka kryer në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Studimet Master i ka te kryera në Chicago-Kent College Of Law, Illinois Institute of Technology, në Chicago të Illinois (SHBA), në lëmin e Drejta e Shërbimeve Financiare si bursist i Fondacionit Kosovaro Amerikan për Edukim të Lartë (KAEF).

Flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe gjuhën serbe. Limani është i martuar dhe baba i dy fëmijëve, thuhet në komunikatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024