Apnea obstruktive e gjumit (OSA) lidhet me një rrezik më të lartë të hipertensionit, sulmit në zemër, goditjes në tru, diabetit, por tani studiuesit në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Misurit kanë zbuluar se OSA e pa trajtuar përshpejton edhe procesin e plakjes dhe trajtimi i duhur mund ta ngadalësojë atë.
Testimi i përshpejtuar i plakjes përfshin një test gjaku që analizon ADN-në dhe përdor një algoritëm për të matur moshën biologjike të një personi.
“Plakja e përshpejtuar nuk është unike për OSA, ajo mund të shkaktohet nga një sërë faktorësh mjedisorë si duhani, dieta e dobët apo ndotja”, tha Rene Cortese, asistent profesor pranë Departamentit të Shëndetit të Fëmijëve dhe Departamentin e Obstetrikës.
Ai shtoi se "në kulturën perëndimore nuk është e pazakontë që njerëzit të përjetojnë përshpejtimin epigjenetik të plakjes, por ne donim të dinim se si OSA ndikon në përshpejtimin sistemik të plakjes në krahasim me ata që nuk vuajnë nga kjo gjendje".
Pas testit bazë të gjakut, grupi OSA mori trajtim të vazhdueshëm pozitiv të presionit të rrugëve ajrore (CPAP) për një vit përpara se të testohej përsëri.
“Rezultatet tona zbuluan se shqetësimet e gjumit të shkaktuara nga OSA dhe nivelet më të ulëta të oksigjenit gjatë gjumit nxisin plakjen më të shpejtë biologjike në krahasim me grupin e kontrollit”, tha Cortese.
Corteze theksoi se çelësi i suksesit të CPAP, kur bëhet fjalë për ngadalësimin e përshpejtimit të plakjes, në fakt është përdorimi i pajisjes për të paktën katër orë gjatë natës.
Është e paqartë se si rritja e moshës do të ndikojë në rezultatet klinike dhe si zbatohet kjo për grupet e tjera të rrezikut ose fëmijët me OSA.