Dhomat e Specializuara në Hagë ka shpallur vendimin e Apelit për rastin e ish-komandantit të Njësisë BIA të UÇK-së, Salih Mustafa, i akuzuar për krime lufte, duke lë në fuqi verdiktin e fajësisë për krime lufte, por ka anulon dënimin e njësuar me 26 vjet burgim dhe caktuar një dënim me 22 vjet burgim, duke llogaritur kohën në paraburgim.
Michel Picard, kryegjykatëse në çështjen e Mustafës, u ndal tek secila provë të cilën Mustafa e ka kundërshtuar në Apel, duke dhënë detaje dhe duke ia hedhur poshtë. Megjithatë, theksoi se paneli i Apelit e gjykon të përshtatshme që dënimet individuale që iu dhanë Sali Mustafës t’i ulë.
Arsyetimin për uljen e dënimeve, Picard e dha pas krahasimit që iu kanë bërë dënimeve në Gjykatën e Hagës dhe gjykatat e Kosovës lidhur me akuzat e njëjta, dënime këto për të cilat tha se ishin më të shkurtra se sa dënimi i Mustafës.
“Paneli konstaton se mospërputhja midis dënimit të zotit Mustafa dhe dënimeve që analizoj paneli, tregon se trupi gjykues i tejkaloj kufijtë e diskrecionit në këtë rast, rrjedhimisht gjykon se duke i dhënë zotit Mustafa dënime jashtë proporcionit krahasuar me një varg dënimesh të dhëna të ngjashme për vepra penale të ngjashme, trupi gjykues ka kryer një gabim të dalluar në dënimin e dhënë”, tha ai.
Mustafa, në dhjetor të vitit të kaluar u dënua nga shkalla e parë me 26 vjet burgim për akuzën e mbajtjes dhe maltretimin e disa civilëve shqiptarë, një prej tyre i vrarë, në kompleksin e ndërtesave të Zllashit. Ndërkaq, më 2 shkurt mbrojtja kishte apeluar kundër këtij aktgjykimi.