Apel për kujdes në ushqim gjatë festës së Bajramit
Shëndetësi
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Apel për kujdes në ushqim gjatë festës së Bajramit
spitali i pejes
19/03/2026 - 17:01
Linku u kopjua

Spitali i Përgjithshëm i Pejës përmes një postimi në Facebook ka apeluar për kujdes të shtuar në ushqyerje gjatë festës së Bajramit dhe rëndësinë e ruajtjes së balancës në të ushqyer.

“Festat shpesh shoqërohen me tryeza të pasura dhe konsum më të madh të ushqimit. Edhe pse është normale të shijojmë ushqimet tradicionale, është e rëndësishme të ruajmë balancën në të ushqyer”, thuhet në postimin e spitalit në Pejë.

Ndër rekomandimet kryesore, spitali këshillon qytetarët të shmangin porcionet e mëdha dhe të kufizojnë konsumimin e ëmbëlsirave si dhe ushqimeve me përmbajtje të lartë yndyre.

Spitali këshillon qytetarët që për të iu ikur problemeve shëndetësore, të pijnë ujë mjaftueshëm gjatë ditës dhe të mos harrojnë aktivitetin fizik

“Shëndeti nuk varet nga një vakt i vetëm, por nga zakonet tona të përditshme”, thuhet në postim


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026