Anulimi i vendimit për shkëmbimin e pronave, PDK mbledh nënshkrimet për seancë
Lexohet për: 2 min.
PDK
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Leutrim Retkoceri, shefi i asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Asamblenë Komunale të Prishtinës, ka bërë të ditur se kjo parti ka mbledhur nënshkrimet për thirrjen e një seance më 8 shkurt nga ora 10:00, ku temë diskutimi do të jetë anulimi i vendimit të shkëmbimit të pronës komunale “Prishtina e Re” me atë private në Badoc.

“Kemi më shumë se tre orë prej që kemi filluar procesin e mbledhjes së nënshkrimeve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për shfuqizimin e vendimit të dëmshëm për Badovc, me arsyetimin e bashkëngjitur”, ka thënë Retkoceri.

Retkoceri ka theksuar se edhe Lëvizja Vetëvendosje ka marrë të njëjtën inicativë për thirrjen e një seance nesër në Asamblenë Komunale të Prishtinës në lidhje me të njëjtën çështje.

“Lëvizja Vetëvendosje kishte thënë publikisht se e mbështet nëse marrin konfirmimet e nevojshme ligjore. Dhe iu qasëm në bazë të fjalëve të tyre publike për të vepruar për të mirën e përbashkët. Derisa po merrnim nënshkrimet e nevojshme në terren, pamë që LVV doli me njoftim publik për iniciativën e njëjtë. Shumë mirë. Për ne nuk ka pasur asnjëherë rëndësi kush thërret mbledhje. Këtë e kemi dëshmuar edhe me rastin e mbledhjes për faljen e tatimit në pronë. Nuk kemi nevojë as tash për protagonizmin e njëjtë. Ne mbështesim cilëndo thirrje për anulimin e vendimit”, ka theksuar Retkoceri.

Ndryshe, kryetari i Prishtinës Përparim Rama para tri vjetësh pati klientë pronarët e mbi 8 hektarësh tokë në Badoc, ku planifikohej ndërtimi i një lagjeje, por projekti u ndalua gjatë kohës sa Lumir Abdixhiku ishte ministër i Ambientit.

Në fund të muajit të kaluar, me propozim të Përparim Ramës dhe ndihmën e asamblistëve të Vetëvendosjes që bënë kuorumin, Asambleja Komunale e Prishtinës vendosi që prona në Badoc të këmbehej me një pronë tjetër në zonën “Prishtina e Re”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025