Mërgimtarët po përballen me pritje të gjata për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova. Gjatë kohës sa qëndroi ekipi i KosovaPress në pikë kalimin kufitar në Merdare, pritjet më të gjata ishin në hyrje.
Qytetarët u ankuan se në hyrje kanë pritur deri tri orë. Sipas tyre, e njëjta situatë është edhe në dalje të Kosovës deri në tri orë.
Ai foli edhe për mundësitë e kthimit në vendlindje, por me një kusht.
"Jemi ardhur nga Gjermania, kolonë ka pasur në hyrje të Serbisë gati 3 orë. Po ashtu kemi pritur edhe në hyrje të Kosovës gati 3 orë. Shumë ka pasur kolonë…”, theksoi ai.
Po ashtu edhe bashkatdhetari Mehmet Krasniqi thotë se kolonat i kanë shkaktuar vështirësi, por shton se për Kosovën ia vlen gjithçka.
Po ashtu edhe Lirigzon Cufaj thotë se ka pasur kolona të gjata, por kanë kaluar rrugës mirë.
Në ditët e fundit, mërgimtarët kanë pritur me orë të tëra në hyrje dhe dalje të Kosovës./A. Drenica/