Anketa: A do të jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Anketa
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Ka disa ditë që në skenën politike është bërë temë diskutimi një koalicion i mundshëm ndërmjet partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje dhe partisë më të madhe opozitare, PDK-së.

Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, nuk e përjashtoi mundësinë për lidhjen e një koalicioni me Vetëvendosjen duke thënë se PDK-ja nuk ka vija të kuqe në këtë drejtim.

Por deputeti i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci, hedh poshtë një mundësi për koalicion me PDK-në, duke Vetëvendosje nuk ka nevojë për PDK-në.

PDK-ja është e vetmja parti opozitare që i është përgjigjur ftesës së kryeministrit Kurti për takim, në të cilin u diskutua edhe çështja e zgjedhjeve të parakohshme.

Ditë më parë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se pas takimit të fundit mes kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryeministrit Kurti, partia në pushtet tashmë ka “gjetur një partner”.

Megjithatë, ne duam ta kemi një qëndrim të qytetarëve nëpërmjet anketës në të cilin mund të votoni se a do të jetë Qeveria e ardhshme VV-PDK.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024