Në fund të vitit, anija kërkimore ushtarake bullgare "Shën Kirili dhe Metodi" do të lundrojë në misionin e saj të parë për në Antarktik, tha të enjten shefi i Akademisë Detare Ushtarake, Bojan Mednikarov. Ai foli në hapjen e një ekspozite fotografike të organizuar nga Instituti Bullgar i Antarktikut dhe Shoqata e Studiuesve të Rinj Polarë. Ekspozita u organizua nga Muzeu Detar në Varna dhe një nga pikat kryesore të saj është anija që do të përdorin studiuesit bullgarë polar.
Në një video-mesazh Prof. Kristo Pimpirev, drejtor i programit bullgar të kërkimit polar, kujton se një laborator modern kërkimor po ndërtohet në bazën bullgare në ishullin Livingston. Megjithatë, ai theksoi se është shumë më e rëndësishme që studiuesit bullgarë të kenë një anije që do të menaxhohet nga një konsorcium.
Udhëtimi i parë do të bëhet nga Varna përmes Stambollit, Kartagjenës, Las Palmas, Buenos Aires, Ushuaia, Drake Passage në ishullin Livingston, tha kapiteni i anijes Nikolai Danailov.
Ai tha se në ekuipazh do të jenë 21 ushtarakë dhe një mjek ushtarak. Në udhëtim do të përfshihen edhe kadetët për të cilët kjo do të jetë një praktikë stërvitore.
Përgatitjet e ekuipazhit janë duke u zhvilluar, tha Danailov. Ai shtoi se pajisjet në bordin e anijes lejojnë që aktivitetet kërkimore të kryhen gjatë gjithë udhëtimit./BTA-KosovaPress/