Gadishulli i Krimesë, i cili me bukuritë historike dhe natyrore të veta konsiderohet parajsë turistike, sot është bërë bazë ushtarake ruse, ndërsa njerëzit e këtij rajoni, ekonomia e të cilit varet plotësisht nga Rusia, janë bërë të varfër.
Kanë kaluar gjashtë vjet nga aneksimi ilegal i Republikës Autonome Ukrainase të Krimesë, të vendosur në bregun e epërm të Detit të Zi.
Gjatë historisë, atdheun e tartarëve të Krimesë, rusët e kanë aneksuar dy herë. Në të dyja herët numri i popullsisë, përkatësisht i tartarëve në këtë rajon, është pakësuar.
Tartarët e Krimesë kanë qenë të ekspozuar egzileve dhe migrimeve të dhunshme për shkak të trysnive të kryera gjatë kohës së perandoreshës së Rusisë Katerinës II, pastaj të liderit të Bashkimit Sovjetik, diktatorit Josip Visarionoviç Xhugashvili Stalin (1879-1953) dhe të kryetarit të përtashëm të Rusisë, tiranit Vlladimir Putin.
Për herë të parë rusët e aneksuan kanatin (rajonin) e Krimesë, në vitin 1783. Rusia shkaktoi jostabilitet duke u përzier nga jashtë në politikën e brendshme të Krimesë. Pasi e aneksoi gadishullin, Katerina II lëshoi një deklaratë. Në dokumentin e sipërthënë u theksuan “imperativët” e Rusisë, përkatësisht domosdoshmëria e Rusisë për aneksimin e Krimesë, me arsyetime irracionale siç janë “paaftësia e tartarëve të Krimesë për të jetuar të pavarur” dhe “lidhja me shtetin osman”. Pas aneksimit, Perandoria Ruse menjëherë e asgjësoi kanatin e Krimesë. Rusët ndoqën politikën e dëbimit të turqve të Krimesë nga rajoni, përkatësisht politikën e rusifikimit të Krimesë.
Shënim: Kanat – në gjuhën mongole: rajon ose shtet që e administron kani.
Më vonë, Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS), me vendimin të nënshkruar më 19 shkurt 1954, Krimenë ia dorëzoi Republikës Socialiste Sovjetike të Ukrainës.
Sipas disa historianëve, Krimeja i është dhënë Ukrainës për shkak të “afrisë ekonomike dhe rajonale të Krimesë dhe Ukrainës dhe lidhjeve jetësore dhe kulturore të ngjashme”.
ShBA-ja, Britania e Madhe dhe Rusia, me Memorandumin e Budapestit, të nënshkruar në vitin 1994, e njohën tërësinë e tokave (integritetin territorial) të Ukrainës.
Por, në vitin 2014, historia përsëritet. Përkundër memorandumit të Budapestit të nënshkruar nga Federata Ruse, ajo përsëri filloi të ndjekë politikën e aneksimit të Krimesë. Populli i Ukrainës doli në rrugë dhe në sheshe për të treguar se dëshironte t’i afrohet Bashkimit Evropian dhe NATO-s dhe jo Rusisë. Kryetari i Ukrainës, me orientim prorus, Viktor Janukoviç, u largua nga vendi.
Kuvendi i Republikës Autonome të Krimesë, që u tubua më 6 mars 2014 nën hijen e “njerëzve të gjelbër” të armatosur, vendosi të mbajë referendum për ta lidhur Krimenë me Rusinë.
Referendumi i organizuar nën trysni dhe kanosje – Pyetja e referendumit ishte: “A duhet Krimeja të mbetet pjesë e Ukrainës apo të lidhet me Rusinë”. Ndaj vendimit të Kuvendit për mbajtjen e referendumit, reaguan organizatat ndërkombëtare dhe shumë shtete, me paralajmërimin se referendumi nuk do të jetë legjitim.
Në gadishullin, tanimë nën kontrollin e “njerëzve të gjelbër”, u shtua trysnia mbi ukrainasit dhe mbi tartarët e Krimesë. Popullsia lokale që nuk e donte pushtetin rus, u deportua apo u dëbua nga rajoni. Në të ashtuquajturin referendum të mbajtur më 16 mars 2014, të kundërshtuar nga ukrainasit dhe nga tartarët, u mor vendimi që Krimeja të lidhet me Rusinë.
Kryetari i Rusisë, diktatori Vlladimir Putin, në ceremoninë e mbajtur më 21 mars 2014 në pallatin Kreml, nënshkroi ligjin dhe e miratoi aneksimin ilegal të gadishullit. Sipas këtij farë ligji “Krimeja dhe Sevastopoli do të jenë të lidhura me Rusinë dhe me krijimin e rajoneve federative të reja”.
Shënim: Që atëherë, me tiranin dhe diktatorin Vlladimir Putin, kryetari i Serbisë, krimineli Aleksandar Vuçiq, është takuar 19 (nëntëmbëdhjetë herë). Me Putinin janë takuar shpesh edhe shtetarë të Perëndimit, si ish-kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, e të tjerë. Me Putinin është takuar shumë herë, duke qenë i afërt me të, edhe kryetari i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
* * *
Gadishulli i Krimesë që me bukuritë e veta historike dhe natyrore konsiderohet parajsë turistike, sot është shndërruar në bazë ushtarake të Rusisë. Njerëzit e këtij rajoni i cili kryekëput varet nga Rusia, janë varfëruar.
Në kuadër të politikës së rusifikimit të plotë të rajonit të Krimesë, pjesëtarët rusë të shërbimeve të sigurisë, kryejnë racione nëpër shtëpi, nëpër xhami dhe në shkollat e tartarëve të gadishullit të Krimesë.