Ancelotti tregon nëse Benzema do të jetë i gatshëm për finalen në Kupën e Botës për klube
Lexohet për: 2 min.
19-Benzema
1 vit më parë
Linku u kopjua

Carlo Ancelotti shpreson se Karim Benzema do të jetë i gatshëm për të luajtur për Real Madridin në finalen e Kupës së Botës për klube.

Fituesi i Topit të Artë, Benzema, nuk udhëtoi në Marok në fillim të kësaj jave për turneun, pasi kishte pësuar një lëndim në muskul, raporton KosovaPress.

Megjithatë, Ancelotti e konfirmoi, pasi Reali e mposhti Al Ahlyn 4:1 në gjysmëfinalen e së mërkurës, se 35-vjeçari do të udhëtojë për të stërvitur me shokët e tij të skuadrës të premten.

"Ata nuk janë rikuperuar plotësisht," u tha Ancelotti gazetarëve për Benzeman dhe Militaon.

“Karim po ecën shumë mirë dhe ka më shumë dyshime për Militao. Ata do të stërviten të premten dhe më pas do të shohim. Carvajal kishte ethe dhe Asensio kishte pak mbingarkesë. Mendoj se do të jetë gati për të shtunën”, tha më tej Ancelotti.

Real Madridi po synon titullin e pestë rekord të Kupës së Botës për klube, ku suksesi e tyre i parë vjen nën drejtimin e Ancelottit, në Marok në dhjetor të vitit 2014.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025