Ancelotti rinovon kontratën me Brazilin
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ancelotti rinovon kontratën me Brazilin
Projekti Ri (11)
14/05/2026 - 18:56
Linku u kopjua

Federata Braziliane e Futbollit (CBF) ka njoftuar zyrtarisht se trajneri Carlo Ancelotti ka rinovuar kontratën e tij edhe për katër vite të tjera, duke konfirmuar qëndrimin e tij në krye të "Seleçao" deri në përfundim të Botërorit 2030.

Ky vendim vjen vetëm një vit pas zbarkimit të tij në Brazil dhe pak javë para fillimit të Botërorit 2026.

Deri më tani, tekniku italian ka udhëhequr Brazilin në 10 ndeshje, duke regjistruar pesë fitore, dy barazime dhe tri humbje.

Presidenti i CBF, Samir Xaud, e cilësoi këtë si një "ditë historike" dhe një hap strategjik për të mbajtur strukturën e kombëtares në nivelet më të larta të futbollit botëror.

Vetë Ancelotti u shpreh i lumtur për vazhdimësinë, duke theksuar synimin e tij për ta rikthyer Brazilin në majën e botës.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026