Carlo Ancelotti me sa duket do të donte të shihte Real Madridin të bëjë transferime në dimër. Por shefat mendojnë ndryshe.
Pavarësisht transferimeve të Kylian Mbappe dhe Endrick në verë, Real Madrid ende nuk ka mundur të tregojë formën e tij më të mirë këtë sezon. Madrilenët janë në vendin e dytë në La Liga, i 20-ti në Ligën e Kampionëve dhe së fundmi humbën 5-2 nga FC Barcelona në finalen e Superkupës .
Sipas “The Athletic”, Carlo Ancelotti nuk e ka fshehur dëshirën e tij për përforcime këtë muaj pasi ka frikë se Reali përndryshe do të dështojë të përmbushë objektivat e tyre 2024/25 - por ky mendim nuk ndahet nga ata që janë përgjegjës, përcjellë KosovaPress.
Zyrtarët e klubit janë të mendimit se nuk duhet të bëhen nënshkrime të rëndësishme në afatin kalimtar të janarit - nënshkrimi i fundit i dimrit ishte blerja e mesfushorit brazilian Reinier për 30 milionë euro në vitin 2020."Këto janë diskutime që ne po bëjmë me klubin në mënyrë që Madridi të mbetet konkurrues. Unë nuk mendoj se është e drejtë të flasim këtu për atë që diskutoj me klubin," tha Ancelotti në një konferencë për shtyp të mërkurën. Kur u pyet konkretisht nëse kishte nevojë për nënshkrime të reja, ai u përgjigj: "Nuk po ju përgjigjem."