Lëndohet ylli i Interit
Sport
Lexohet për: 2 min.
Inter
1 orë më parë
Linku u kopjua

Interi ka konfirmuar se Nicolò Barella është diagnostikuar me një lëndim, dhe dhe ka shumë gjasa që italiani të humbasë ndeshjen e radhës në Serie A kundër Comos.

Ylli i Interit, Barella iu nënshtrua një skanimi mjekësor të enjten në mëngjes dhe ekzaminimet nxorën në pah një dëmtim të aduktorit.

“Nicolò Barella iu nënshtrua një skanimi MRI këtë mëngjes në Istituto Clinico Humanitas në Rozzano. Ekzaminimet zbuluan një zgjatim të lehtë në aduktorin e kofshës së djathtë. Situata do të vlerësohet dita-ditës”, thuhet në një deklaratë të Interit.

Ylli i Nerazzurrëve do të mungojë në ndeshjen e sotme të Kupës së Italisë kundër Udineses, por sipas “Gazzetta” , ai gjithashtu ka shumë të ngjarë të përjashtohet nga ndeshja e radhës e Serie A kundër Comos më 23 dhjetor.

Barella ka tre gola dhe dy asistime në 17 paraqitje në të gjitha garat me Interin këtë sezon, përcjellë KosovaPress.

Kontrata e tij në San Siro skadon në qershor 2029. Interi është i treti në tabelën e Serisë A me 34 pikë, tre më pak se lideri Atalanta, por skuadra e Simone Inzaghit kanë një ndeshje më pak.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024