Real Madridi do të jetë pa sulmuesin Kylian Mbappe dhe mesfushorin Jude Bellingham për çerekfinalen e Kupës së Mbretit të mërkurën në Leganes, tha trajneri Carlo Ancelotti në prag të ndeshjes.
Dyshja bashkohet me mesfushorin Eduardo Camavinga, mbrojtësit David Alaba dhe Antonio Rudiger, si dhe me munguesit e tjerë afatgjatë në mbrojtje Eder Militao dhe Dani Carvajal .
"Bellingham kishte një mavijosje nga një goditje dhe nuk do të jetë në dispozicion. Vinicius Jr i është dhënë një ditë shtesë për t'u rikuperuar, por do të jetë në dispozicion për nesër," u tha Ancelotti gazetarëve të martën, përcjellë KosovaPress.
Vizita e tyre në Leganes do të pasohet nga një derbi i ligës kundër Atletico-s në shtëpi të shtunën dhe një udhëtim në Manchester City në fazën eliminatore të Champions League më 11 shkurt.