Ana Roch viziton Drenasin dhe dhuron ndihma për gratë
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ana Roch viziton Drenasin dhe dhuron ndihma për gratë
Thaset-170126
17/01/2026 - 16:54
Linku u kopjua

Ish-kryetarja e asamblesë se Kantonit të Gjenevës, Ana Roch, aktualisht kryetare e grupit më të madh parlamentar në këtë asamble, vizitoi sot Drenasin, ku dhuroi ndihma humanitare për shoqatën Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave (QPDG).

Nga pakot me ndihma të pranuara të shtunën, ishin veshëmbathje, në kohën kur kjo komunë përjetoi vërshime të mëdha.

Roch theksoi se ka ardhur nga Zvicra për t’i ndihmuar gratë me ndihma humanitare, duke nënvizuar se prej vitesh e mbështet këtë shoqatë.

“Sot kam ardhur këtu për shoqatën, për ta ndihmuar komunitetin shqiptar dhe komunën e Drenasin. Për ndihma humanitare ka vite që mbështes shoqatën dhe ndihem e nderuar që jam sot këtu dhe t’i ndihmojmë. E kam organizuar këtë transport dhe shpresoj t’u shkoj në ndihmë dhe të kontribuojmë edhe nga ana jonë sa të mundemi”, tha Roch.  

Drejtoresha e shoqatës, Kadire Tahiraj, tha se çdo ndihmë e dedikuar për qendrën është e mirëseardhur, duke bërë të ditur se ndihmat e pranuara sot ishin tekstil dhe veshëmbathje.

“Çdo ndihmë e cila dedikohet qendrës sonë është e mirëseardhur, ndihmat që sot i kemi pranuar janë ndihma tekstil veshmbathjen pasi që në këtë kohë ka qenë edhe Drenasi i prekur nga vërshimet dhe çdo ndihmë është e mirëseardhur”, tha ajo.

Ndërkaq, ambasadori i paqës, Tahir Shabani, vlerësoi se kjo vizitë përbën një mundësi të mirë dhe se do të jetë një kapitull i ri për forcimin e partneritetit të shoqatës së Drenasit.

E ndërkaq, Besart Dreshaj, kryetar i Lidhjës së Bizneseve në Kosovë, potencoi se janë të gatshëm të bashkëpunojnë dhe t’i ndihmojnë të gjitha shtresat, sidomos në aspektin e punimeve të punës së dorës, duke shtuar se do t’i promovojnë sa më shumë dhe se ky bashkëpunim do të jetë fillimi i bashkëpunimeve të tjera në panaire të ndryshme.

Ana Roch është Qytetare nderi në Drenas, e shpallur vite më parë.

Vizita u vlerësua si mbështetje e rëndësishme për gratë dhe forcim i bashkëpunimit humanitar në Drenas.

/A.Krasniqi


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026