Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërheqin rreth 5 mijë trupa të veta nga Gjermania brenda gjashtë deri në 12 muajt e ardhshëm, njoftoi Pentagoni të premten në mbrëmje, sipas orës lokale në kryeqytetin Washington.
Ky vendim u pa si një përmbushje e “kërcënimit” të presidentit Donald Trump ndërsa ai përplaset me kancelarin gjerman Friedrich Merz, lidhur me luftën e SHBA-së me Iranin, raporton AP, përcjellë KosovaPress.
Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, tha në një deklaratë se “vendimi vjen pas një rishikimi të plotë të pozicionimit të forcave të Departamentit në Evropë dhe merr parasysh kërkesat e teatrit dhe kushtet në terren.” Gjermania strehon disa objekte ushtarake amerikane, përfshirë selinë e komandave për Evropën dhe Afrikën, bazën ajrore Ramstein