Në ditën e tretë të kërkimit intensiv është gjetur trupi i pajetë i një 33-vjeçari në Liqenin e Ujmanit. Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosvës (FSK), zbarkuan sot në Liqenin e Ujmanit dhe gjetën trupin e pajetë të një mërgimtari, i cili dyshohet të jetë mbytur të dielën, më 27 korrik, që u raportua se kërceu nga ura.
Drejtori i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, Genc Metaj konfirmoi se Forca e Sigurisë së Kosovës e ka gjetur trupin e pajetë të personit 33-vjeçar në Liqenin e Ujmanit.
“Tani është konfirmuar se ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë arritur që ta gjejnë trupin e pajetë të 33 vjeçarit në Liqenin e Ujmanit. Unë i shpreh ngushëllime familjes dhe familjarëve dhe uroj që ky te jetë rasti i fundit i një ngjarje të tillë. Është moment i dhimbshëm mirëpo i falënderojmë edhe një herë Forcën e Sigurisë së Kosovës për profesionalizimin e tyre të cilët na kanë ndihmuar që këtë operacion ta përmbyllim. Sa i përket anës tjetër veprimet e mëpastajshme do të thotë Agjencia e Menagjimit Emergjent e përmbyll operacionin këtu ndërsa tani janë procedura që Policia e Kosovës ju njofton për çështje tjera... Në pjesën tek ura aty ku ka rënë është detaj teknik, është çështje e zhytësve po ajo çka është më e rëndësishme është që ka përfundua me sukses me gjetjen e trupit…Po saktësisht nuk e dimë ne saktë, janë ato ekipet e zhytjes të cilët e kanë bërë kërkimin që nga mëngjesi që do të thotë kërkimi është bërë për tri ditë, mirëpo kanë ardhur ekipet më te specializuara të cilët e kanë bërë kërkimin me hartat e tyre dhe ata e kanë gjete”, Metaj.
Ndërsa, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshan ka sqaruar se rasti është trajtuar si vdekje e dyshimtë që nga momenti i parë, megjithëse nuk ka dyshime se dikush e ka shtyrë viktimën nga ura. Ai tha se viktima ishte afër familjarëve dhe se më shumë do të dihet pas autopsisë.
https://kosovapress.com/gjendet-trupi-i-pajete-i-33-vjecarit-ne-liqenin-e-ujmanit
“Policia në momentin që e ka pranua informacionin që ka ndodh rasti edhe pse ne kemi qenë aty në afërsi kur ka ndodh ai rast, rasti është trajtua si vdekje e dyshimtë konsiderohet e tillë se që është hedh nga ura tani duhet shikuar edhe elementet se çka e ka sjell deri tek hedhja e tij aty.... Po po ka kërcyer ne nuk kemi dyshime që dikush e ka shtyrë, sepse fillimisht është ai ka qenë në afërsi me familjaret e tij sidoqoftë me siguri që do ta shohim edhe ne bazë te autopsisë se mos ka diçka të jashtëzakonshme se çfarë e ka sjellë deri tek vdekja e tij”, tha Elshani.
Dislokimi i trupave të FSK-së në veriun e banuar me shumicë serbe mund të bëhet vetëm me pëlqim paraprak të KFOR-it, në bazë të një zotimi që është bërë në vitin 2013 nga Qeveria e Kosovës dhe NATO.
Ujmani ndodhet në Zubin Potok – një prej katër komunave veriore të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.
https://kosovapress.com/gjendet-trupi-i-pajete-i-33-vjecarit-ne-liqenin-e-ujmanit