Ambasadorja Tamar Ziv uron besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të Ramazanit
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë Tamar Ziv ka uruar sot të gjithë besimtarët myslimane në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Urimet e mia më të ngrohta për të gjithë miqtë në Izrael, Kosovë dhe në mbarë botën në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit. Ramadan Kareem, Gëzuar Ramazanin!, Ramazan Sherif mubarek olsun!, Bahtalo Ramazano!”, ka shkruar ambasadorja Ziv në urimin e saj në rrjetin shoqëror X.

Hovenier uron besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të Ramazanit • KosovaPress

Ramazani, i cili fillon nesër, është muaji i agjërimit, që do të thotë shmangia e ushqimit dhe lëngjeve, marrëdhënieve intime, fjalëve dhe sjelljeve të këqija dhe gjërave të tjera të ndaluara në Islam. Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe zgjatë nga agimi deri në perëndimin e diellit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025