Ambasadori William Walker mbështet Artan Behramin: Jam shumë i lumtur që po kandidon
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
Behrami
1 javë më parë
Linku u kopjua

Ambasadori William Walker, në një bashkëbisedim me kandidatin për deputet nga radhët e PDK-së, Artan Behrami, i ka dhënë një mbështetje të madhe kandidimit të Behramit.

“Dua të flas për intervistën që kemi pasur. U kam thënë të tjerëve këtu se ishte larg intervista më e mirë që kam pasur ndonjëherë. E unë kam pasur shumë intervista. Por pyetjet tuaja, njohuritë për gjërat me të cilat jam marrë dhe ngjarjet botërore, e bënë atë intervistën më të mirë që kam pasur”, ka thënë Walker.

Ai është shprehur shumë i lumtur me kandidatin e Behramit për deputet, duke theksuar se Kosova duhet të akomodojë gjeneratat e reja në politikbërje.

“Jam shumë i kënaqur që po kandidon, me të vërtetë. Sipas mendimit tim, ajo që i duhet Kosovës është një udhëheqje e re, njerëz të rinj që hyjnë në lojën politike. E kuptoj që është një lojë e vështirë për t’u depërtuar. Je numri 75! Do të doja të ishe numri një, dy ose diku aty. Shpresoj të zgjedhesh, dhe shpresoj që populli i Kosovës ta kuptojë se çfarë është një gazetar i vërtetë, çka edhe ishe kur të takova. Dhe, me të vërtetë, të uroj shumë fat në këto zgjedhje”, ka thënë Walker.

Ky është bashkëbisedimi i plotë ndërmjet Ambasadorit Walker dhe Artan Behramit:

Artikull i sponsorizuar

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025