Ambasadori i Gjermanisë Rudolf vizitoi Shtimen, kryetari Aliu mirënjohës për forcimin e bashkëpunimit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ambasadori i Gjermanisë Rudolf vizitoi Shtimen, kryetari Aliu mirënjohës për forcimin e bashkëpunimit
Aliu 1111
18/06/2026 - 18:29
Linku u kopjua

Kryetari i Komunës së Shtimes Qemajl Aliu priti ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë,  Rainer Rudolf.

Me këtë rast bënë homazhe në Memorialin e Reçakut. Njëherësh vizituan çerdhen e re në Godanc , klubin e volejbollit të vajzave “Vjosa” dhe Parkun NRW në Davidovc.

Kryetari  Aliu e falënderoi ambasadorin Rudolf për urat e bashkëpunimit që vazhdojnë të forcohen.

Postimi i plotë:

Ishte kënaqësi e veçantë që sot në Shtimen tonë të mirëpresim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Rainer Rudolf.

Gjermania ka qenë dhe mbetet një nga miqtë më të mëdhenj e më besnikë të Kosovës, dhe për këtë populli ynë do të jetë gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e dhënë para, gjatë dhe pas luftës.

Së bashku me ambasadorin bëmë homazhe në Memorialin e Reçakut, ku shprehëm respektin, mirënjohjen dhe nderimin më të thellë për 45 civilët e pafajshëm të vrarë në këtë masakër. Pastaj vizituam çerdhen e re në Godanc ku na pritën me ngrohtësi fëmijët e fshatit, ndërsa vazhduam te klubi i volejbollit të vajzave “Vjosa”, ku pamë nga afër punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të gjeneratave të reja. Vizitën e përmbyllëm në Parkun NRW në fshatin Davidovc, një tjetër simbol i partneritetit dhe miqësisë së ndërtuar ndër vite.

Si Komunë e Shtimes, jemi të lumtur që këtë partneritet po e shtrijmë edhe në nivel lokal, përmes bashkëpunimit me Qarkun UNNA, falë angazhimit të deputetit Hartmut Ganzke, njëkohësisht edhe qytetar nderi i komunës sonë, të cilin e falënderojmë për përkushtimin e vazhdueshëm ndaj kësaj lidhjeje të veçantë.

Faleminderit Ambasador Rudolf për vizitën dhe për vëmendjen që i kushtuat komunës sonë sot. Mirëpresim që këto ura bashkëpunimi të vazhdojnë të forcohen edhe më tej.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026