Ambasadori Berishaj mohon se padia e tij ndaj gazetarit slloven u hodh poshtë nga gjykata në Lubjanë
Lexohet për: 1 min.
Martini-Berishaj
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, sonte ka mohuar se padia e tij ndaj gazetarit slloven, Vitomir Petroviç është hedhur poshtë nga Gjykata e Qarkut në Lubjanë.

Berishaj ka shkruar se gjykata ende nuk e ka pranuar padinë për shqyrtim.

“Shpifja nuk kalon! Për çështjen penale në fjalë është ngritur padia ime private kundër gazetarit slloven i cili me dt 21.04.2022 shpifi kundër meje, por Gjykata e Qarkut në Lubjanë ende nuk e ka pranuar padinë për shqyrtim për shkak se procedura e ankimimit ende nuk ka përfunduar.”, ka shkruar ai në Facebook.

Në prill të vitit të kaluar emri i ambasadorit Martin Berishaj ka qenë i përfshirë në një skandal financiar të raportuar nga një medium në Lubjanë.

https://kosovapress.com/pdk-kerkon-shkarkimin-e-ambasadorit-berishaj/
https://kosovapress.com/ldk-qeveria-te-sqarohet-ne-lidhje-me-100-milione-eurot-ku-u-perfshine-kurti-e-berishaj/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025