Ambasada e Francës: E ardhmja e Kosovës është të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës
Lexohet për: 1 min.
280035111_371619188329984_8188845234909154519_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ambasada e Francës në Kosovë ka thënë se vendimi për të aplikuar në Këshillin e Evropës i takon Kosovës si shtet sovran dhe e ardhmja e Kosovës është të  bëhet anëtare e tij.

Sipas një postimi të ambasadës, prioriteti aktual është rinisja e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili do të kontribuojë në afrimin e tyre evropian dhe në stabilizimin afatgjatë të Ballkanit.

“Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të angazhohen plotësisht në këtë  drejtim dhe të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të nxisë tensione”, thuhet në postimin e ambasadës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024