Alpinistet Uta Ibrahimi dhe Mrika Nikqi nderohen me pulla postare
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Alpinistet Uta Ibrahimi dhe Mrika Nikqi nderohen me pulla postare
pulla1234
18/03/2026 - 21:08
Linku u kopjua

Ky emetim i veçantë i pullave postare i kushtohet alpinizmit kosovar dhe grave që, me guxim, përkushtim dhe arritje të jashtëzakonshme, kanë lartësuar emrin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai realizohet në kuadër të promovimit të pullave postare kushtuar alpinisteve Uta Ibrahimi dhe Mrika Nikqi.

Në këtë ceremoni, të mbajtur në prani të dy alpinisteve, u vlerësua kontributi i tyre i jashtëzakonshëm në përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare përmes arritjeve në alpinizëm dhe ngjitjeve në majat më të larta të botës.

Ministrja Rizvanolli përgëzoi Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin për përkushtimin, qëndrueshmërinë dhe sukseset e tyre, duke theksuar rëndësinë e promovimit të figurave që, me punë dhe vendosmëri, e përfaqësojnë denjësisht Kosovën në botë.

Ministri Jagxhiu theksoi rëndësinë e inkurajimit të aktiviteteve në natyrë dhe të promovimit të modeleve frymëzuese për të rinjtë, duke vlerësuar se rrëfimet e suksesit të dy alpinisteve përbëjnë shembull të vyer për brezat e rinj.

Lexo po ashtu
Kosova voton
Gjatë ceremonisë, Uta Ibrahimi dhe Mrika Nikqi ndanë përvojat e tyre nga ekspeditat malore, sfidat e përballuara dhe motivimin që u japin të rinjve për një jetë aktive, me disiplinë dhe afërsi me natyrën.

Pullat postare ju dorëzuan alpinisteve nga Kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës, Nora Rraci, e cila theksoi se përfshirja e tyre në filatelinë e Kosovës përfaqëson një vlerësim institucional për arritjet e tyre dhe njëkohësisht shërben në promovimin e vendit, thuhet në njoftimine Ministrisë së Ekonomisë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026