Kryetari i deleguar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Enkeljd Alibeaj, nuk ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama si dhe drejtuesve të Koalicionit “Bashkë fitojmë”, Ilir Metës dhe Sali Berishës.
Gjatë një takimi elektoral në mbështetje të kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Pogradecit, Alibeaj deklaroi se shqiptarët nuk janë popull nomad por duhet të qëndrojnë në Shqipëri.
Aliebaj deklaroi se Partia Demokratike sot është e përçarë për shkak të Sali Berishës. Sipas tij, PD i ka dhënë shumë Berishës, porse ky i fundit është i pangopur.
Në Shqipëri, kjo është java e fundit e fushatës elektorale për zgjedhje vendore që do të mbahen të dielën më 14 maj.
Ndërsa, Partia Demokratike e Shqipërisë, e përfaqësuar nga kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj, gjithashtu do të jetë në garë në disa bashki.