Artisti i njohur Kastro Zizo doli me albumin e tij të 6-të në karrierë me titull “ 101 “. Ky album vjen me 6 këngë të reja, të prezantuara në formën e EP, por ajo që e bën të veçantë është se të gjitha këngët vijnë shoqëruar me videoklipe korresponduese. Kastro ka arritur të realizojë albumin e tij të 6-të në karrierë, por këtë herë duket se vjen me më shumë ngjyra. Të 6 këngët e tij nuk janë thjesht krijime, por shprehin perceptimet artistike të tij që përplasen me realitetin dhe fantazinë.
Kastro, i cili ka moshën 39 vjeç, shoqërohet në këtë album nga artistë të rinj dhe të konsoliduar në tregun muzikor. Një veçori tjetër e veçantë është se të gjitha këngët janë rezultat i bashkëpunimit. Ai ka bashkëpunuar në këngë me Flaka Krelanin, Wendi Mancakun, Kejsi Jazxhi, Shiny dhe 2 këngë me grupin e tij 2 FARM. Ky album vjen me këto 6 këngë: "Breeze," "Me merr," "Shamani," "I know you," "N Ballkan," dhe "Back home."
Bashkpunimi nderkombetar ka sjellë origjinalitetin dhe frymën më të re në çdo këngë. Është bërë sikur të ketë shkëputur mentalitetet dhe kulturat duke krijuar një dhënë të re nëpërmjet muzikës. Për realizimin e albumit, artistit iu deshën disa muaj, dhe si rezultat, u shfaq projekti audio-vizual "101" si një derivat i tij. Albumi u mbeshtet nga Bashkia e Tiranës dhe xhirimet e videove u realizuan në Tiranë dhe New York. Për xhirimet në New York, u kujdes Olsi Beci, ndërsa në Tiranë u angazhuan Dean Anadolli dhe Arber Roshi. Kenget prekin tematika sociale, dhe një prej tyre është një plagë shoqërore si "Alkooli". Artisti e sjell këtë temë në këngë me një nga zërat dhe talentet e reja në Shqipëri, Kejsi Jazxhi.