Lëvizja Vetëvendosje e ka mbajtur tubimin e radhës në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan.
Kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti që në këtë tubim erdhi me 45 minuta vonesë, lipjanasve u premtoi nisjen e programit për banim të përballueshëm, kolektorin e ujërave të zeza e shkollën e Mesme të Mjekësisë. Ai po ashtu premtoi investime në ushtri, industri e bujqësi.
Kurti në këtë tubim foli edhe burësat dhe rritjen e buxhetit për studentët.
“Do ta dyfishojmë numrin e bursave, nga 20 milionë euro në 40 milionë euro, plus bursa e mobilitetit, aq më larg që studion, aq më shumë do t’i mbështetë shteti. Do t’i kemi 10 profile të reja për arsimin dual.. dhe rishikim të teksteve shkollore. Në shëndetësi secili e secila do ta ketë një kontrollë totale. Ne kemi nevojë ta marrim vesh shëndetin e popullsisë, e ky kontroll do të fillojë nga viti 2027. Do ta kemi edhe programin “Anembanë”, do ta themelojmë linjën tonë ajrore e do të investojmë edhe tek industria e shërbimeve digjitale. Në Lipjan, problemet që duhej zgjidhur do t’i adresojmë menjëherë. Projektet që do të mbështeten në mandatin e ri janë nisja e programit të përballueshëm, kolektori për ujëra të zeza, hapja e shkollës së Mesme së Mjekësisë. Në këto orët e mbetura, takoni të gjithë, qitjani pikën”, tha ai.“7 qershori është ditë tejet e rëndësishme, e bashkë do të ecim për t’i tejkaluar pengesat. Në këto vite të Qeverisë Kurti, shteti ka bërë hapa përpara, nga shtrirja e sovranitetit tek forcimi i ushtrisë e mbështetja për fëmijët. Këto arritje të jashtëzakonshme nuk mund të pengohen nga bllokada e pengesa çfarë i kemi parë muajt e fundit. Bllokuesit e shtetit nuk mund e nuk do të inkurajohen. Edhe më fuqishëm do ta bëjë më 7 qershor. Ne shikojmë përpara se përpara e kemi interesin e shtetit.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale në Kosovë do të organizohen të dielën.