Pas fillimit të ciklit të ri kualifikimeve të Kosovës dhe Shqipërisë për kampionatin evropian Euro 2024 dhe transmetimin e ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024 në ekranet tona kthehen emocionet e elitës së futbollit kosovar.
Skuadrat e Albi Mall Superligës e vazhdojnë aty ku e lanë para kualifikimeve të Përfaqësueses së Kosovës për Euro 2024 me betejën e madhe për dalje në Evropë dhe mbijetesë.
Ballkani – Gjilani, Prishtina – Trepça’89 dhe Llapi – Malisheva që të gjitha me fillim nga ora 15.
Ballkani i cili po synon mbrojtjen e titullit të kampionit pas një serie të rezultateve të dobëta dhe pesë ndeshjeve pa triumfuar kërkon t’i kthehet fitoreve ndaj Gjilanit i cili po lufton për një vend i cili ia hap dyert drejt garave evropiane. Fitoren e fundit, djelmoshat e Iliër Dajës e shënuan ndaj Trepçës’89 me 23 Shkurt në Mitrovicë kurse sivjet në dy përballjet direkt me Gjilanin kanë dy fitore. Me 2 Tetor të vitit të kaluar, në Suharekë triumfuan me rezultat 2:0 kurse me 27 nëntor në Gjilan ishin edhe më të bindshëm (0:3). Si do të jetë kësaj radhe mbetet të shihet të shtunën nga ora 15, direkt në Sport 1 në Artmotion.
Trilogjinë e ndeshjeve fenomenale të së shtunës e mbyllin Llapi dhe Malisheva që po ashtu luftojnë me motive diametralisht të kundërta, llapjanët për Evropë dhe malishevasit për mbijetesë. Llapi në pozitën e pestë ka tubuar 33 pikë, dy pikë më pak se Prishtina dhe shtatë më pak se Gjilani kurse Malisheva në pozitën e shtatë ka 29 pikë po aq sa edhe Trepça’89 në pozitën tetë dhe po shkojnë fytazi për mbijetesë. Është interesant të theksojmë se këto dy skuadra sivjet janë ndarë dy herë baras, me 1 Tetor në Zahir Pajati në Podujevë luajtën me rezultat 1:1 kurse në Liman Gegaj të Malishevës luajtën pa gola (0:0). Cila skuadër do t’ia bëjë sefte apo për herë të tretë do të ndahen në paqe?
Gjitha këto do t’i mësojmë të shtunën nga ora 15 në tri kanalet e para sportive (Sport 1,2, 3) të platformës numër një në shqiptari, Artmotion.
Ka edhe shumë më shumë!
Veç kënaqësive maksimale të elitës së futbollit kosovar, adresa numër një e sportit në shqiptari Artmotion sjell edhe shumë e shumë ngjarje tjera.
Artmotion gjatë këtij vikendi gjithashtu sjell shumë kënaqësi për ata që e donë shpejtësinë: Formula 1 dhe Moto GP vijnë me dy gara në anët e ndryshme të botës.
Përderisa pilotët më të mirë në planetë me bolidët e tyre do të ngritin adrenalinën në shtegun Albert Park në Melburn për Shpërblimin e Madh të Australisë, në skajin tjetër të botës në Argjentinë, MOTO GP me garat në të tri klasat (Moto3, Moto 2 dhe Moto GP) do t’i djegin gomat në shtegun Termas de Rio Hondo
Adresa e vërtet e basketbollit në vendin tonë Artmotion edhe këtë vikend sjell bukuritë dhe kënaqësitë e NBA me duelet vendimtare për kualifikim në Play In dhe Play Off.
Të shtunën në mëngjes nga ora 02:00 në Sport 1 transmetojmë derbin e mbrëmjes mes Los Angeles Lakers që udhëtojnë në Minnesota për përballje me “Ujqit në betejë direkt për pozitën 7 e cila siguron pqërparësin e terrenit vendas në Play In kurse të dielën nga ora 21:30 skuadra e dytë në Perendim që tashmë e ka siguruar Play Offin, Memphis Grizzlies udhëton në Chicago ku “Demat” që pozicionohen të dhjetit në Lindje dhe janë buzë greminës së Play Offit.
E SHTUNË, 01.04.2023
02:00 Basketboll: NBA LA Lakers – Minnesota S1
15:00 Futboll: Albi Mall Superliga Ballkani – Gjilani S1
15:00 Futboll: Albi Mall Superliga Prishtina – Trepca ’89 S2
16:00 Judo: Grand Slam – Antalia Dita 2 – Blloku Final S4
15:50 MotoGP: GP Argjentina Kualifikimet – MotoGP S5
18:45 MotoGP: GP Argjentina Kualifikimet – Moto2 S5
20:00 MotoGP: GP Argjentina Sprint Race – Moto GP S5
07:00 Formula 1: Grand Prix Australia Gara S1
15:00 Futboll: Albi Mall Superliga Dukagjini – Ferizaji S1
15:00 Futboll: Albi Mall Superliga Drita – Drenica S2
16:00 Judo: Grand Slam – Antalia Dita 3 – Blloku Final S4
17:15 MotoGP: GP Argjentina Gara – Moto2 S5
19:00 MotoGP: GP Argjentina Gara – MotoGP S5