Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, evakuohen qytetarët
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, evakuohen qytetarët
stacioni-i-autobusve-jpg
22/06/2026 - 20:05
Linku u kopjua

Një alarm për një mjet të dyshuar shpërthyes është raportuar pasditen e së hënës në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të Policisë së Kosovës.

Sipas zëdhënëses së Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, informata është pranuar rreth orës 18:00, ndërsa njësitet policore kanë ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme të sigurisë.

Ahmeti ka bërë të ditur se zona është siguruar dhe qytetarët janë evakuuar nga një perimetër i caktuar për të garantuar sigurinë e tyre.

“Policia ka reaguar menjëherë duke siguruar zonën. Në një perimetër të caktuar janë evakuuar qytetarët, ndërsa njësitet përkatëse janë angazhuar për trajtimin dhe verifikimin e informatës”, ka deklaruar ajo.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026