Al Trade për nder të Ditës së Fëmijëve mbjell fidanë në tri komuna të Kosovës
Lexohet për: 3 min.
Perparim-Rama-dhe-Gashani-1
2 vite më parë
Linku u kopjua

1 Qershori është Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Në këtë ditë përveç se vlerësohen fëmijët e në të njëjtën kohë sakrificat e prindërve që i rrisin, organizohen shumë aktivitete.

Aktivitetet për ditën e fëmijëve nuk mungojnë as në Kosovë e veçmas organizimi i aktiviteteve të tilla është bërë traditë e kompanisë Al Trade.

Al Trade ka organizuar mbjelljen e fidanëve në tri komunat që vepron: Drenas, Fushë Kosovë dhe Prishtinë.

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka thënë se kompania e njohur Al Trade po kontribuon në ruajtjen e hapësirave të gjelbra derisa së bashku me drejtorin e Al Trade-s kanë mbjellë fidanë.

“Faleminderit që jeni këtu sot në kohën kur edhe po i mbjellim këta fidanë për Ditën ndërkombëtare të fëmijëve. Ky është edhe një kontribut i komunitetit në këtë rast i Al-Trade për mbjelljen e drunjve për të treguar që faktikisht ne duhet ta ruajmë natyrën, hapësirat e gjelbra, të krijojmë edhe hapësira të tjera të gjelbra dhe të jemi në ndërlidhshmëri me planetin tokë, sepse vetëm një e kemi” tha Rama.

Drejtori i kompanisë Al Trade Sokol Gashani u ka uruar fëmijëve ditën ndërkombëtare të fëmijëve.

Ai tha se tashmë kompania Al Trade është kthyer në traditë shumëvjeçare duke bashkëpunuar me komuna të ndryshme të vendit duke marrë pjesë në aktivitete të organizuara nga komunat, ku sot në Prishtinë edhe kanë mbjellë fidanë.

“Jemi shumë të kënaqur që sot jemi pjesë e një dite të madhe ditës së fëmijëve. I uroj të gjithë fëmijëve të globit kryesisht fëmijëve të vendit tonë që t’iu prijë shëndeti, fati dhe sukseset në jetë. Tash për ne si kompani është bërë tradicionale në disa komuna që jemi bashkëpunëtorë të komunës dhe iu bashkëngjitemi brenda mundësive tona aktiviteteve të tyre sado që ato janë simbolike, por dëshira jonë është që këto bashkëpunime me komunën le të mbesin si mesazh për gjithë kompanitë që së bashku të ofrojmë diçka për shoqërinë tonë e kryesisht për fëmijët tonë që janë e ardhmja jonë dhe shpresa jonë për vendin tonë. Dëshiroj sa më shumë të rritet numri i bashkëpunëtorëve për kontributin e shoqërisë dhe besoj se së bashku do të jemi edhe më të lumtur”, tha Gashani.

Gjatë ditës është bërë mbjellja e fidanëve edhe në sheshin e qytetit të Fushë Kosovës nën praninë e nënkryetarit të komunës Arben Shala.

Arben Shala falënderoi kompaninë “Al Trade Center”, për kontributin e dhënë në këtë ditë duke shpresuar që edhe kompanitë tjera të ndjekin shembullin e njëjtë.

Ndryshe në komunën e Fushë Kosovës mbjellja e fidanëve u bë shkollën fillore në praninë e drejtorit komunal të arsimit Samir Shahinit.

Mbjellja e fidanëve është bërë me qëllim që të shtohen hapësirat gjelbëruese si dhe përçimin e mesazhit te fëmijët për qëllimin e mirë të ruajtjes dhe shtimit të hapësirave gjelbëruese.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024