Al Trade mbështet realizimin e filmit për UÇK-në
Lexohet për: 1 min.
shkupi-altrade
2 vite më parë
Linku u kopjua

Al Trade Center ka nënshkruar kontratë sponsorizimi me produksionin filmik “Black Tiger Productions L.L.C”, për mbështetjen e realizimit të filmit të parë për UÇK-në.

Tashmë ndër mbështetësit e parë të këtij realizimi kinematografik, pronari i kompanisë Al Trade Center, Sokol Gashani, u shpreh i nderuar që ju dha mundësia që krahas shumë aktiviteteve tjera, ta mbështesë këtë film me vlera kombëtare.

Përfaqësuesi i kompanisë realizuese,  Ferid Berisha “Shkupi”, u shpreh mirënjohës dhe falënderues për mbështetjen e kësaj iniciative sa me vlera, po aq edhe të rëndësishme për historinë mbarëkombëtare.

Kjo rrugë padyshim se nuk do të ndalet këtu dhe është një fillim i veçantë historik edhe për të ardhmen e vendit tonë.

https://kosovapress.com/admin/la-armet-dhe-kapi-lapsin-shkupi-flet-si-skenarist-pres-mbeshtetje-per-filmin-e-uck-se/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025