Akuzat për Trustin, Murati: Ekonomistët e LDK-së dinë të llogarisin vetëm sa duhet kthyer kusurin
Lexohet për: 2 min.
Hekuran Murati
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Financave Hekuran Murati ka reaguar ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës në lidhje akuzat për humbjet në Trust, duke thënë se deklarimet e kësaj partie kanë qenë fushatë dezinformimi dhe se njohuritë e tyre janë të mjaftueshme sa për të llogaritur kusurin, por “jo për gjëra më të thella.”

“Facebook ma kujtoi që në këtë kohë para një viti, Lumir Abdixhiku e Avdullah Hoti patën filluar një fushatë dezinformimi, siç rëndom bëjnë për pothuajse të gjitha temat, në lidhje me kursimet e Trustit dhe performancën e investimeve. Sipas logjikës së Abdixhikut e Hotit, Trusti do të duhej t’i kishte humbur 180 milionë euro deri më sot, për një vit. Por ja që koha, bashkë me performancën e investimeve në Trust, e tregon edhe njëherë se njohuritë e ekonomistëve të LDK-së janë të mjaftueshme vetëm sa për të llogaritur se sa duhet kthyer kusuri, por jo për gjëra më të thella,” ka shkruar Murati në Facebook.

Murati krahas reagimit të tij, ka postuar edhe deklaratën e Abdixhikut një vit më parë mbi Trustin Pensional të Kosovës, ku Qeveria Kurti akuzohej se “ka rënë gjumë, ndërkohë që humbjet në Trust çdo ditë janë 500 mijë euro”. “Përderisa kursimet pensionale, të fituara me shumë mund, humbasin vlerë nga gjysmë milion euro në ditë, popullistët vazhdojnë rehatinë. Plot 36 milionë euro është zhvlerësimi i fondeve nga janari deri më sot. Qeveria nuk gjen as brengën e as kohën të caktojë një bord,” kishte shkruar Abdixhiku një vit më parë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024