Aktivizohen vatra të reja zjarri pranë portit të Shëngjinit, rrezik shpërthimi i cisternave të gazit
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Tashmë janë aktivizuar vatra të reja zjarri në një pjesë pranë portit të Shëngjini.

Zjarri është pranë banesave, ku rrezikohen disa prej tyre, e shumë pranë ndodhet dhe një pikë karburanti.

Po ashtu është rritur gatishmëria pranë portit, për shkak të cisternave të gazit.

Situata u përkeqësua ditën e sotme nga erërat e forta, të cilat përhapën zjarrin afër banesave. Deri më tani raportohet një “beach bar” të djegur dhe disa çadra.

Mali i Shëngjinit vijon të jetë i pushtuar nga flakët dhe tymi, ndërsa pushuesit dhe turistët kanë braktisur bregdetin, vetëm me disa prej tyre vijojnë të pashqetësuar të bëjnë plazh apo të ecin në breg të detit.

Ministria e Mbrojtjes tashmë ka dërguar dy avionë dhe një helikopter për shuarjen e zjarrit, pasi situata doli jashtë kontrollit./TCh

https://kosovapress.com/perkeqesohet-situata-me-zjarret-ne-shengjin-flaket-mberrijne-deri-ne-plazh-video

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024