Aktakuzë për shitblerjen e 4.4 kg kokainë, dy të akuzuar në paraburgim e një në arrati
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Aktakuzë për shitblerjen e 4.4 kg kokainë, dy të akuzuar në paraburgim e një në arrati
Prokuroria Prizren1234
Foto Ilustruese
03/04/2026 - 15:53
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Prizren ngriti aktakuzë kundër E.R., dhe H.K., të cilët gjenden nën masën e paraburgimit dhe F.H., i cili gjendet në arrati, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“Sipas aktakuzës, më datë 11.08.2025, rreth orës 21:21min, Prizren, në një objekt prapa një qendre tregtare, të pandehurit F.H., dhe E.R., duke vepruar në bashkëkryerje dhe pa autorizim, kanë transportuar dhe shpërndarë substancë narkotike të llojit kokainë në sasi prej 3.3 kilogramësh. Të njëjtit, pas komunikimit paraprak me të pandehurin H.K., lidhur me vendin e takimit, kanë arritur në lokacion me automjet dhe kanë realizuar dorëzimin e narkotikëve, duke pranuar në këmbim një automjet të tipit “VW Golf VIII”. Pas dorëzimit të narkotikëve, i pandehuri F.H., largohet me automjetin e tij “VË Arteon” me targa belge, ndërsa e pandehura E.R., e drejton automjetin e marrë në këmbim, duke e parkuar atë para banesës së saj në Prishtinë, ku i njëjti është sekuestruar nga policia.

Ndërsa, automjeti i F.H., u ndalua me datë 16.08.2025 nga Policia në pikën kufitare “Hani i Elezit”, ku brenda tij u gjet edhe e pandehura E.R., si pasagjere.

 Ndërkaq, H.K., pa autorizim posedon substanca të llojit kokainë për shpërndarje dhe shitje. Gjatë bastisjes në banesën e tij në Prizren, u sekuestruan substanca narkotike me peshë totale prej 4.436 kg kokainë të destinuara për shitje, si dhe mjete dhe pajisje për paketim, qese, role foli, peshore digjitale, kartela dhe para të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti criminal”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026