Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave, të cilët tha se dyshohen për veprat penale kundër rendit kushtetues. Rasti ka të bëjë me ngritjen e bllokadave komunat veriore të Kosovës – të banuara me shumicë serbe – më 10 dhjetor 2022, të cilat ishin larguar më 29 dhjetor të atij viti.
Sipas Prokurorisë, D.M., D.D., M.R., N.J., N.O., dhe S.V., nga 10 dhjetori deri më 29 dhjetor në komunat veriore të Kosovës, “duke vepruar në bashkëkryerje dhe përmes përdorimit të forcës dhe dhunës, kanë penguar institucionet e Republikës së Kosovës në vendosjen e rendit kushtetues, ushtrimin e autoritetit shtetëror dhe kryerjen e detyrave zyrtare në këto komuna”.
Sipas Prokurorisë, nga veprimet e tyre rezulton se, në rast të ndërhyrjes së Policisë së Kosovës për largimin e barrikadave dhe rivendosjen e lirisë së lëvizjes, pjesëtarët e grupit kanë qenë të gatshëm të sulmonin zyrtarët policorë me mjetet që kishin në dispozicion.
Si pasojë e sulmit, më 9 dhjetor u arrestua ish-polici i Kosovës, Dejan Pantiq, në pikën kufitare të Jarinjës. Arrestimi i tij shkaktoi rritje të mëtejshme të tensioneve, duke nxitur ngritjen e barrikadave nga serbët lokalë. Në të njëjtën periudhë, Serbia vendosi ushtrinë në gatishmëri dhe shtoi praninë ushtarake pranë kufirit me Kosovën, në zonën e Rashkës. Ndërkohë, barrikadat u larguan tek më 29 dhjetor, pas ndryshimit të masës së sigurisë së Pantiqit nga paraburgim në arrest shtëpiak.
Për sulmin ndaj zyrave të KQZ-së, më 2025 janë dënuar me gjithsej 12 vjet burgim tre persona, përfshirë edhe ish-polici i Kosovës, Dejan Pantiq.