Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë ndaj 7 personave të pandehur (G.J., E.M., Z.M., E.J., F.D., A.J. dhe G.Z.,) për veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabis” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Në komunikatë thuhet se sipas aktakuzës se ngritur nga prokurori i shtetit, të pandehurit G.J., E.M., Z.M., E.J., dhe A.J, nga fundit i muajit maj të vitit 2022 e gjer me datë 29 shtator 2022, duke vepruar si anëtarë të grupit, me qellim të prodhimit të narkotikëve, kultivojnë rreth 100 kilogram (të gatshme për shitje) narkotikë të llojit marihuanë, kurse ishin duke kultivuar edhe 177 bimë tjera (me gjatësi 3.5 meta), të cilat janë shkatërruar me urdhër të prokurorit të shtetit nga njësitet relevante policore.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihet në barrë.