Aksion policor në Mitrovicë, sekuestrime armësh dhe drogë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Aksion policor në Mitrovicë, sekuestrime armësh dhe drogë
08/04/2026 - 09:52
Linku u kopjua

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Njësinë për Reagim të Shpejtë (NJRSh), ka realizuar një aksion bastisjeje në Mitrovicën e Jugut, ku janë sekuestruar armë, municion dhe substanca të dyshuara narkotike, ndërsa një person është arrestuar.

“Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSh), mbi dyshime të bazuara për posedim ilegal të armëve, kanë realizuar një bastisje në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në Mitrovicën e Jugut,” thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë e modifikuar, një karikator, 25 fishekë, një granatë dore, një gëzhojë, si dhe një peshore dhe rreth 9 gram substancë e dyshuar narkotike.

“Lidhur me rastin, në cilësinë e të dyshuarit është arrestuar një person, ndaj të cilit është iniciuar rasti penal ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Posedim i substancave narkotike’. Me aktvendim të prokurorit, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve,” thuhet më tej në njoftim


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026