Aksion për rrënimin e vilave në Orllan
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Aksion për rrënimin e vilave në Orllan
ddd
24/11/2022 - 13:01
Linku u kopjua

Sot ka filluar rrënimi i pesë vilave që janë ndërtuar pa leje në Orllan të Podujevës.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i komunës, Fatri Zhitia, i cili ka informuar se aksioni është zhvilluar nga Drejtoria e Inspeksionit, me asistencë nga Policia e Kosovës.

Zhitia ka treguar se aksioni ka qenë i planifikuar të zhvillohej të hënën.

“Ky aksion ka qenë i planifikuar të zhvillohet të hënën, por nga Policia e Kosovës na është kërkuar të shtyhet për disa ditë për shkak të zhvillimeve në veri te vendit.”, ka bërë të ditur Zhitia.

Sipas tij, do të ketë njoftim me kohë, në rast se do të ketë aksione të tjera.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026