Aksion i PSD-së para zyrave të EULEX-it: “UÇK-ja nuk mund të gjykohet”
Lexohet për: 1 min.
nushi-271123
1 vit më parë
Linku u kopjua

Partia Socialdemokrate sot (e hënë) ka mbajtur nja aksion simbolik para zyrave të misionit të EULEX-it në Fushë Kosovë. PSD-ja në muret këtij institucioni ka shënuar mbishkrimin “UÇK-ja nuk mund të gjykohet”. Qëllimi i këtij aksioni të PSD ishte në kuadër të kundërshtimeve të tyre ndaj Gjykatës Speciale.

Sekretari i PSD-së, Nol Nushi tha se të mërkurën në orën 14:00 përmes një aksioni do të kundërshtojnë vizitën e shefes së Gjykatës Speciale Ekaterina Trendafilova.

Ai gjithashtu tha se Gjykata Speciale deri sot ka shpenzuar 350 milionë euro, e me këtë ritëm të gjykimit, i cili nuk përfundon minimalisht 5 vjet, sipas tij Gjykata do të shpenzojë mbi 1 miliard euro.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

PSD po ashtu bënë thirrje të gjithë qytetarëve që më 29 nëntor në orën 14:00, përball hotel “Sirius” në Prishtinë, për ta kundërshtuar vizitën e Trendafilova. /A.Shala/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025