Aksion i gjerë i policisë, largohen kamerat ilegale në Shtërpcë
Lexohet për: 1 min.
shterpc-kamerat-070722
2 vite më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës që nga orët e mëngjesit është duke e zbatuar urdhrin e Gjykatës së Ferizajt për bastisjen e pesë lokacioneve në Shtërpcë, komunën me shumicë serbe në rajonin e Ferizajt.

Aksioni i cili nisi herët në mëngjes është duke vazhduar në disa lokacione.

Sipas informacioneve të para që vijnë nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, janë duke u larguar kamerat ilegale të vendosura në hapësirat publike, përmes të cilave janë monitoruar lëvizjet e qytetarëve dhe institucionet publike të Republikës së Kosovës e që këto informacione janë përcjellë në strukturat e sigurisë në Serbi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025