Aksidenti në Veternik, një i vdekur dhe tre të lënduar
Lexohet për: 1 min.
Aksident-trafiku-1-2-560x404-1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në Veternik të Prishtinës, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur në mes tri automjeteve me ngasës meshkuj kosovar.

“Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar katër persona, njëri prej tyre ka ndërruar jetë, dy janë duke u trajtuar në QKUK për tretman të nevojshëm mjekësor viktima tjetër pas tretmanit mjekësor është liruar. Trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025