Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Rogovë të Gjakovës me ç’rast ka pasur disa persona të lënduar.
“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe dy këmbësorë. Fillimisht është raportuar për tre persona të lënduar (dy këmbësorë dhe njëri nga shoferët e automjeteve)”, ka bërë të ditur për Kosovapress, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 12:20 kemi pranuar informatën se në fshatin Rogovë (rruga Gjakovë-Prizren), ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe dy këmbësorë. Fillimisht është raportuar për tre persona të lënduar (dy këmbësorë dhe njëri nga shoferët e automjeteve). Më vonë trajtim mjekësor ju është ofruar edhe katër personave tjerë (tre pasagjerë dhe shoferit të automjetit tjetër). Rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugorë’, njofton policia.