Aksident në rrugën Gurrakoc-Klinë, gjashtë të lënduar
Lexohet për: 1 min.
Aksident
1 vit më parë
Linku u kopjua

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mes dy automjeteve në rrugën Gurrakoc-Klinë, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.

“Gjashtë persona janë lënduar nga aksidenti që ndodhi në orën 17:30 në aksin rrugor Gurrakoc- Klinë, në fshatin Zallq. Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa të lënduarit janë dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal për tretman mjekësor”, theksoi Gashi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025