Aksident në LLuzhan, një person në gjendje të rëndë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Në fshatin Lluzhan të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë një person është në gjendje të rëndë. Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla. Ai shtoi se rasti ka ndodhur si pasojë e një aksidneti dhe 'gjendja e të lënduarit është e rëndë'. Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës, ndonëse policia ende nuk ka konfirmuar rastin për KosovaPress, ani pse janë kontaktuar. Për këtë rast raportojnë edhe mediat lokale në Podujevë, se dyshohet se një i moshuar është shkelur nga një veturë në Lluzhan.

Doktor Syla nuk ka treguar se si ka ndodhur aksidenti, përveç që theksoi se i lënduari është si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor. Rasti ka ndodhur të hënën në orët e mbrëmjes.  

Një qytetar ka dërguar foto dhe video në KosovaPress nga vendi ngjarjes. Si pasojë e këtij aksidenti, janë krijuar edhe kolona të gjata në aksin rrugor Prishtinë-Podujevë.

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
395
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024