Aksident më vdekje në Berat, humb jetën 54-vjeçari
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Aksident më vdekje në Berat, humb jetën 54-vjeçari
Aksident, Berat
Foto Ilustruese
04/05/2026 - 14:35
Linku u kopjua

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar të hënën në Berat të Shqipërisë.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:25, në aksin rrugor Berat-Dimal, në fshatin Otllak, ku shtetasi A. G., 45-vjeçari, duke drejtuar motomjetin e tij, është përplasur me një automjet me drejtuese shtetasen D. M., 34-vjeçare.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri i motomjetit, shtetasi A. A., 54-vjeçar, ndërsa është dëmtuar drejtuesi i tij, shtetasi A. G., i cili po merr mjekim në spital.

Euronews shkruan se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, transmeton KosovaPress.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026