AKP shiti 27 asete, kjo është vlera financiare
Lajme
Lexohet për: 1 min.
AKP shiti 27 asete, kjo është vlera financiare
2 javë më parë
Linku u kopjua

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) mbajti sot e (mërkurë) ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve nr. 70 përmes metodës së likuidimit dhe shpalli fituesit e përkohshëm për asetet e Ndërmarrjeve Shoqërore që ishin në dispozicion për shitje.

AKP njofton se për 27 asete sa ishin në shitje gjithsej u pranuan 117 oferta dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 4 milionë e 183 mijë e 950 euro.

“Për 27 asete sa ishin në shitje gjithsej u pranuan 117 oferta dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 4,183,950 euro”, thuhet në komunikatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024