Akademiku Qosja mbush 87 vjet, Begaj: Pasuri kombëtare e mendimit
Lexohet për: 2 min.
Rexhep-Qosja-560x404
1 vit më parë
Linku u kopjua

Akademiku Rexhep Qosja sot mbushi 87 vjet. Me këtë rast, krerët e shtetit shqiptar e uruan Qosjen për ditëlindje, si dhe e vlerësuan lart figurën e tij.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj për Qosjen u shpreh se është pasuri kombëtare.

“Shumë urime për ditëlindje Akademikut Rexhep Qosja! Profesor Qosja është një pasuri kombëtare e mendimit të cilin e ka shprehur me shqipen plot elegancë në krijimtarinë e tij shkencore, historike, letrare, artistike dhe publicistike. Jetë të gjatë e të lumtur Profesor!”, shkroi Begaj në Facebook.

Me rastin e 87-vjetorit të lindjes, Qosjen e uroi edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla. Ajo i uroi shëndet e jetë të gjatë.

“Sot, në ditën e lindjes, i uroj akademikut të shquar, Rexhep Qosja, shëndet, jetë të gjatë e të lumtur dhe vijimin e krijimtarisë së Tij të begatë, në shërbim të shqiptarëve!”, shkroi Nikolla në Facebook.

Rexhep Qosja është lindur më 25 qershor të vitit 1936 në Vuthaj të Malit të Zi. Ai është historian letërsie, kritik letrar, shkrimtar, publicist, politikan dhe akademik. Ai është autor i disa romaneve të njohura.

https://kosovapress.com/admin/kurti-ofron-mbeshtetje-per-institutin-albanologjik-ne-70-vjetorin-e-themelimit/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025